Review of Hotel Blue Days 3*

Ilir C.

08/09/2018

Respond
1/10
Sherbimi ishte skandal. Kamarieret punonin shum por ishin te pa trajnuar dhe pa eksperience. Harronin porosite dhe duhej ti thoshje disa here per karpicetat qe mungonin neper tavolina dhe per porosite qe I sillnin jo ashtu sic ishin porositur. Shumica e tyre nuk I shkruanin porosite gje e cila I bente ti sillnin gjerat mangut. Ushqimi I mengjezit ishte skandal. Skishte as caj as kafe te cilat jane kryesoret per ushqimin ne mengjez. Na mbyten vezet. Banjat jashte ishin nje skandal I vertete, ndenjeset plastike te tualeteve I kishin hequr vete sepse beheshin pis. …, ne banjot jashte mungonin gjerat me elementare Cdo mengjes lokatet jashte laheshin me uj por nuk vinin shenja per te terhequr vemendjen e klienteve qe te kishin kujdes qe te mos rreshkisnin neper pllakat e lagura. Cmimet ne lokal ishin njesoj si ne Amerike ne disa raste edhe me shtrenjt. Shazllonet njerezit I zinin sipas qejfit, mjafton te varje nje pal brek ose ndonje peshqir dhe kjo te jepte te drejten qe e kishe te zene edhe per diten tjeter. Askush smund ta perdorte ate shazllon ne rast se ndokush kishte varur ndonje cop rreck. Ishte e "xanum'. Hoteli duhet tua bente te ditur klienteve qe ata skishin te drejte te vendosnin shenja neper shazllone…. Jo te gjitha shazllonet ishin te paguara ne cmimin e hotelit. Kishte disa per te cilat duhej te paguaje 10 mij lek dita. Un nuk do tja rekomandoja kete vend sidomos familjareve qe kan femij te vegjel te cilet e kan te pamundur te flene sepse muzika vazhdon deri ne 12 te nates. Persa I perket cmimeve dhe servisit qe ofrohet do tju sygjeroja qe me aq para mund te beni pushime ne mal te zi ose ne turqi dhe te mbeteni shume here me te kenaqur.

Nightly rates from $59

Book Hotel Blue Days